Thaçi paraprakisht u takua me Mogrehinin

Thaçi paraprakisht u takua me Mogrehinin

Sapo ka filluar takimi trepalësh në Bruksel mes Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, përfaqësueses së lartë të Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Mogherini së pari ka takuar ndaras, Thaçin dhe Vuçiq.

Pas takimit me Mogherinin Thaçi tha se u pajtuan për shtimin e përpjekjeve për arritjen e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë.

“Sapo e përfundova takimin me Përfaqësuesen e Lartë për Politikë të Jashtme të BE-së, Federica Mogherinin. U pajtuam për dinamizimin e dialogut dhe shtimin e përpjekjeve për arritjen e një marrëveshjeje ligjërisht të obligueshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.”, ka shkruar Thaçi në Facebook./21Media