Kontrata e brazilianit ka një klauzolë 222 milionë euro

Kontrata e brazilianit ka një klauzolë 222 milionë euro

Neymar ka nisur kontaktet me PSG në lidhje me transferimin e mundshëm, kanë shkruar gazetat sportive spanjolle As dhe Sport.

I ati i lojtarit do të shkojë në ditët e ardhshme në Paris, ku pritet të takohet edhe me pronarin e klubit francez, Nasser Al-Khelafi, raporton Ansa.

Për As, Neymar mendon se ka ardhur momenti për t’u larguar nga Messi, i cili e ka lënë në hije te Barça dhe të behet “lider i një projekti të madh” dhe “numri 1 botëror”.

Sipas Sport, “ka ardhur momenti qe ai të largohet nga Barça për t’u rritur larg Camp Nou”.

Kontrata e brazilianit ka një klauzolë 222 milionë euro. Drejtori sportiv i klubit katalan, Robert Fernandez, është shprehur se “nuk beson se dikush do të paguajë klauzolën. Një Barça pa Neymar nuk do të ndodhë”.