Ronaldo akuzohet për përdhunim

Ronaldo akuzohet për përdhunim

Vazhdojnë telashet për Cristiano Ronaldon. Atëherë kur u duk se gjithçka e hodhi pas krahëve, detaje të reja po nxjerrin fajtor yllin e Juventusit.

Portugezi po përballet sërish me akuzat e Kathryn Mayorga, pasi testet e zhvilluara së fundmi kanë zbuluar ADN e ngjashme me atë të Ronaldos.

34 vjeçari akuzohet se ka përdhunuar bukuroshen Mayorga në vitin 2009 në Las Vegas, gjatë periudhës kur sulmuesi ishte pjesë e Manchester United. Ky i fundit e kishte ftuar Mayorga në një dhomë hoteli dhe aty mendohet se ka ndodhur edhe akti seksual.

Në vazhdën e pretendimeve për përdhunim, Ronaldo punësoi një ekip avokatësh, ish-detektivë,  ekspertë mjekoligjorë dhe mjekë për ta ndihmuar atë.

Kathryn e denoncoi Ronaldon te gazeta gjermane “Der Spiegel”, ku kërkonte një dëmshpërblim prej 165 mijë eurosh. Pasi, çështja është pushuar,  pas këtyre të rejave të fundit gjithçka mund të nis nga fillimi./21Media