Fillojnë punimet për realizimin e disa projekteve në fshatra të Drenasit

Projekte për asfaltimin e rrugës 

Në kuadër të projekteve infrastrukturore të Komunës së Drenasit për vitin 2017, kanë filluar punimet për realizimin e tyre në disa lokalitete për të përmirësuar jetesën e qytetarëve. Me këtë rast, nëpërmjet një komunikate bëhet e ditur se drejtori i Urbanizmit i porsaemëruar, Idriz Hysenaj, ka inspektuar për së afërmi të gjitha vendet ku janë duke u kryer punimet së bashku me stafin e drejtorisë.

Punimet për asfaltimin e rrugës në fshatin Çikatovë e Vjetër kanë filluar këtë javë, projekt ky i cili është tre vjeçar, pastaj punimet për realizimin e projektit për asfaltimin e rrugës janë duke vazhduar edhe në fshatin Gllanasellë, përkatësisht në lagjen Kurrumeli dhe Lladrovci dhe në fshatin Dobroshec, përkatësisht në lagjen Shehu, Ademi dhe Hajdari.

Po ashtu projektet për asfaltimin e rrugës kanë filluar edhe në fshatin Abri e Epërme, përkatësisht në lagjen Hajdari dhe Hysenaj, kurse rruga që lidhë Abrin me fshatin Likoc është në fazën përfundimtare, që po ashtu në fazën përfundimtare është edhe asfaltimi i rrugës, Drenas-Gradicë.

Ndërsa në fshatin Nekoc dhe Zabel i Epërm, kanë filluar punimet për realizimin e projektit në shtrirjen e kanalizimit në këto dy fshatra, kurse në fshatin Korroticë e Ulët dhe Poklek i Vjetër, janë duke vazhduar punimet./21Media

Back to top button