Arbnora Demaj po bën ëndrrën realitet

Arbnora Demaj po bën ëndrrën realitet

Bukuroshja kosovare, Arbnora Ademaj e cila karrierën e saj prej aktoreje e ka filluar në Turqi, është duke punuar për serialin më të ri që do të transmetohet në këtë vend.

Përmes postimeve në rrjetet sociale ajo ka treguar momente nga xhirimet e këtij seriali, shkruan 21Media

Ademaj po ashtu është takuar edhe me njërez të famshëm të kinematografisë turke. Njëri prej tyre është aktori Ilker Inanoglu, i cili luan në serialin, “Arka Sokaklar”.

Ende nuk dihet se çfarë roli do të ketë Ademaj, mirëpo pa dyshim se ky do të jetë një hap i rëndësishëm në karrierën e saj./21Media