Fillon aplikimi i tarifës për Rrugën e Kombit

Në fillimin e procesit nuk pati probleme

Prej mëngjesit të kesaj te hëne, 17 shtator 2018 ka hyrë në fuqi tarifa për qarkullimin në Rrugën e Kombit. Në nisjen e këtij procesi nuk janë kontatuar probleme, ndërsa ka pasur prezencë edhe të policisë.

Kompania që ka marrë me koncension shërbimin ka zgjeruar në 10 sportele pikën e pagesës. Siç është bërë e ditur, banorët e qarkut Kukës do të përfitojnë nga një skemë lehtësuese.

Dy pista janë dedikuara për mjetet e këtij qarku. Pista e parë në sensin Kukës-Tiranë dhe e tjetra në kthim.

Drejtuesit e mjeteve nga ky qark duhet të kujdesen më parë për të zgjedhur pistën e dedikuar për ta.

Në sportel do të bëhet verifikimi i targës dhe ata do të përfitojnë tarifën e reduktuar prej vetem 100 lekësh me TVSH.

Për të eleminuar kostot për banorët pjesë e skemës janë edhe 11 linja të transportit interurban që janë lincesuar në qark.

Tarifat bazë për motorrë janë 2.5 euro, veturë 5 euro, autobusë dhe kamionçina 11.2 euro, kamionët e mesëm 16.2 euro dhe kamionët e rëndë 22.5 euro.

Përdoruesisht e shpeshtë të kësaj rruge do të përfitojnë reduktime të ndjeshme të tarifës.

Sipas përllogaritjeve, gjatë një dite në “Rrugën e Kombit” lëvizin rreth 5.000 automjete.

Kompania ka vënë në dispozion të qytetarëve numrin e telefonit 0800 0400 ku mund të telefonojnë falas për çdo pyetje e paqartësi./Oranews

Back to top button