Fillon asfaltimi i rrugës 2 milionëshe në Vushtrri

Asfaltohet rruga Bukosh-Prilluzhë

Zëvendësministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Rexhep Kadriu bashkë me këshilltarin dhe shefin e kabinetit të ministrit të Infrastrukturës dhe Transportit (MIT), Pal Lekaj, morën pjesë në fillimin e asfaltimit të rrugës Bukosh – Prilluzhë, në komunën e Vushtrrisë.

Kjo rrugë ka gjatësi prej 10 kilometra dhe një kosto prej 2 milionë euro. Kjo rrugë lidhë 17 fshatra të komunës së Mitrovicës, Vushtrrisë dhe asaj të Obiliqit.

“Nga kompanitë e kontraktuara kërkuam që punimet të kryhen sipas dinamikës së paraparë prej 150 ditësh”, tha Kadriu.

Sipas MIT-së tanimë janë në fazën e asfaltimit të rrugëve të cilat u mundësojnë qytetarëve të Republikës së Kosovës infrastrukturë moderne./21Media

Back to top button