Kjo ditë është zgjedhur pas të gjitha përgatitjeve teknike dhe operative nga Komuna e Prishtinës

Kjo ditë është zgjedhur pas të gjitha përgatitjeve teknike dhe operative nga Komuna e Prishtinës

Komuna e Prishtinës njofton se që nga sot fillon faza e gjashtë e dezinsektimit hapësinor në komunën e Prishtinës.

Sipas njoftimit kjo ditë është zgjedhur pas të gjitha përgatitjeve teknike dhe operative nga ana e Komunës së Prishtinës dhe kompanisë  pasi që parashikimet klimatike sigurojnë një javë me mot stabil dhe pa reshje, për arsye se reshjet gjatë procesit të dezinsektimit e bëjnë të paefektshëm aksionin.

“Duke u bazuar ne këto të dhëna, sivjet do të dezinsektohet një sipërfaqe e përgjithshme prej mbi 6000 hektarë, duke përfshirë edhe zona rurale ku ka potencial të lartë të zhvillimit të këtyre insekteve. Edhe këtë vit do të përdoren preparatet e sigurta të regjistruara për përdorim në vendet e Bashkimit Evropian dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, thuhet në njoftimin e komunës.

Dezinsektimi do të bëhet çdo ditë duke filluar nga ora 19:30 deri në orën 23:30, sipas datave të mëposhtme nëpër lagjet e caktuara:

11.09             PARKU I QYTETIT, AKTASH, QYTETEZA PEJTON, QENDRA E QYTETIT, LAGJA E MUHAXHEREVE, VELLUSHE (BLLOQET SHTEPIA E PLEQEVE), TOPHANE

12.09              DARDANIA, LAKRISHTE, ARBERIA, SHKABAJ, ULPIANA, ZONA     INDUSTRIALE, KAZERMA ADEM JASHARI

13.09             PRISHTINA E RE ( VETERNIK, QENDRESA, LAGJA NIC ), KODRA E TRIMAVE DHE VNESHTAT

14.09             BREGU I DIELLIT, LAGJA E SPITALIT, KALABRIA, KOLOVICE DHE KOLOVICE E RE

15.09            TASLIXHE, VELANI, GERMI,  MAT, SOFALI, TAUKBASHQE

16.09             HAJVALI, BARILEVE, PRUGOVC, BERNICE E EPERME DHE BERNICE E POSHTME, BESI, BARDHOSH, TENESHDOLL, VRANIDOLL.