Një spektakël i vërtetë në ekranet tona

Një spektakël i vërtetë në ekranet tona

Sapo ka filluar edicioni i 19-të i festivalit “Kënga Magjike” nën drejtimin e moderatorit të njohur, Ardit Gjebrea bashkë me dy bukuroshet Arjola Shehu dhe Nevina Shtylla dhe dy aktorët e njohur, Bes Kallaku dhe Erion Isai.

Një spektakël i vërtetë me plot emocione do të zhvillohet sot në Pallatin e Kongreseve mes këngësh dhe emrash të njohur për publikun.

Formula e prezantuar për herë të parë vitin e kaluar, ku artistët ndaheshin në kategori të rinjsh dhe kategori VIP, me sa duket ka funksionuar mirë dhe do të qëndrojë edhe këtë edicion.

Këngëtarë të cilët do të performojnë sot në natën e parë gjysmëfinale janë:

VIP

Lind Islami – Problemi

Mishela Rrapo – E doja s’e doja

Alar Band – Leni ojnat

Rovena Stefa – Veç një jetë

Xhesika Polo – Jetën ma fal

Elson Braha – 23

Çiljeta Xhilaga – Hajmali

Kelly – Kur ti buzëqesh

Gjergj Leka – Ndryshojmë

Mentor Haziri – Plagë në zemër

Fifi – Zhurmë

Stine – Ma more zemrën

Anxhela Peristeri – E çmendur

Të rinjtë

All in Band – Kundër rrymës

Reinaldo Gaçi – Mos harro

Arieta Palushaj – Simbiozë

Armenda Gashi – i huaj

Toli – Nuk kam frikë

Serxho HD – Pafundësi

Majlinda Cikaqi – Kam mall

Genti Deda ft Dj Rob – Dashuria

Andrea De Pascalis – Goçe di Spirito./21Media