Në këtë dramë flitet mbi miqësinë dhe tradhtinë në dashuri

Në këtë dramë flitet mbi miqësinë dhe tradhtinë në dashuri

Në Kumanovë kanë filluar provat e para për realizimin e shfaqjes – “Maksi dhe Kimi” të autorit të mirënjohur shqiptar, Haqif Mulliqi, regjinë e të cilës po e bënë regjisori i njohur nga Maqedonia, Nehat Memeti.

Në këtë triler skenik, regjisori Mehmeti ka angazhuar dy prej aktorëve më të njohur shqiptar në Maqedoni: Musa Isufi dhe Ismail Kasumi të cilët, vazhdimisht, janë shquar janë shpërblyer në skenat teatrore shqiptare me kreacionet e tyre të bukura, shkruan rtv21.tv

Drama e Mulliqit është një vepër e arrirë dhe dramatike, përmes së cilës ndërtohet një marrëdhënie ndërmjet dy miqve të dikurshëm, Maksit dhe Kimit, dhe të cilët përballën me njëri tjetrin, në një apartament, pas 21 vjetësh. Edhe në këtë dramë, sikundër edhe në duo-dramat tjera të këtij autori, shpalos një marrëdhënie delikate, ku flitet mbi miqësinë dhe tradhtinë në dashuri, si dy momente që nuk u shqiten njerëzve asnjëherë në jetën e tyre.

Kjo vepër e N. Mehmetit është pjesë e Produksionit “TALIA” nga Kumanova, dhe do të punohet në Teatrin e Kumanovës. Ndërsa kjo vepër është financuar nga Ministria e Kulturës së Maqedonisë./21Media