Fillon largimi i familjeve nga banesat në Dardani

Familjet e cilësojnë si të padrejtë largimin e tyre

Gjashtë familje janë duke larguar nga disa banesa në lagjen Dardania në Prishtinë. Vendimin për largimin e tyre e ka marrë Ndërmarrja Publike Banesore e Prishtinës.

Gazmend Muqolli, përfaqësues i familjeve të larguara e ka cilësuar si të padrejtë largimin e tyre.

“I kisha lut krerët e shtetit deri sa nuk ka ndodh më e keqja le të marrin masa. Këtu dikush po donë me përfitu” u shpreh Muqolli./21Media

Back to top button