Surpriza të shumta në edicionin e 20-të të festivalit

Surpriza të shumta në edicionin e 20-të të festivalit

Ka filluar nata finale e festivalit të muzikës shqiptare moderne “Kënga Magjike 2018”, e cila po mbahet në Pallatin e Kongreseve.

Pas këndimit live të këngëtarëve në dy netët gjysmëfinale, dje artistët kanë votuar edhe të preferuarit e tyre ku 20 këngë kanë kaluar për në natën finale të festivalit.

9 nga 20 këngët të cilat do të interpretohen sonte u zbuluan dje nga vetë artistët e kualifikuar, shkruan rtv21.tv

Në këtë natë finale pritet të performojë edhe prezantuesi i festivalit, Ardit Gjebrea, i cili do t’i këndojë nënës së tij. Kënga mban titullin “Kur them ajo” tekstin e të cilës e ka shkruar vetë Arditi, ndërsa për muzikën e këngës është përkujdesur Flori Mumajesi.

Image result for ardit gjebrea kenga magjike 2018

Këtë vit është shënuar edicioni i 20-të i “Këngës Magjike”, i cili erdhi me surpriza të shumta në përmbajtjen e festivalit.

“Kënga Magjike” është duke u transmetuar drejtpërsëdrejti në Radiotelevizionin 21.

Për herë të parë këtë vit “Kënga Magjike 2018” është transmetuar drejtpërsëdrejti me “Virtual Reality”, në kanalin Youtube./21Media