Palestra në Lipjan do të ketë mbi 1200 ulëse

Palestra në Lipjan do të ketë mbi 1200 ulëse

Sot, në Lipjan kanë filluar punimet për projektin e Palestrës së re Sportive. Palestër kjo e cila pritet të jetë me mbi 1200 ulëse dhe me vlerë prej 1 milionë e 750 mijë euro.

Kryetari i komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti tha se kjo palestër i ka munguar komunës së Lipjanit, derisa shtoi se ky projekt do të përfundoi për dy vjet.

“Sot po inaugurojmë punimet e një palestre të madhe sportive, e cila i mungon Lipjanit. Deri tash kemi pasur një sallë tepër të vogël që nuk i ka plotësuar kushtet për klubet tona sportive. Është një palestër e madhe me mbi 1200 ulëse. Dhe në vlerë totale prej 1 milion e 750 mijë euro. Pritet që ky projekt të përfundoj për dy vite. Po besojë që standardet e kërkuara për garat në UEFA dhe në liga të tjera të ekipeve të ndryshme të Lipjanit, do të plotësohen me këtë palestër të re”, tha Ahmeti.

Ahmeti mes tjerash tha se projekti për palestrën sportive është i bazuar në mjetet vetanake të Komunës së Lipjanit. Ndërsa, siç tha ai do të shohin nëse do të ketë përkrahje edhe nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, që ky projekt të përfundojë më shpejt se sa që është i paraparë.