Ndeshja e sotme zhvillohet në kuadër të Ligës së Kampionëve në hendboll

Ndeshja e sotme zhvillohet në kuadër të Ligës së Kampionëve në hendboll

Me fillim nga ora 20:15 filloi ndeshja mes skuadrës zvicerane Kadetten Schaffhausen dhe asaj sllovene Rk Gorenje Velenje, në kuadër të fazës së grupeve, shkruan rtv21.tv.

Kjo është ndeshja e vetme për sonte, që shfaq përballjen e dy klubeve të grupit C+D, Rk Gorenje Velenje udhëheq grupin pas 3 ndeshjeve me 3 fitore, ndërsa Kadetten Schaffhausen gjendet në vendin e tretë me 1 fitore e 2 humbje.

Referë për ndeshjen e sotme do të jenë dyshja rumune Igor Covalcuc dhe Alexei Covalcuc, ndërsa ndeshja zhvillohet në Schaffhausen të Zvicrës./21Media