Fillon nënshkrimi i peticionit, Bahtiri: Nuk kam me lanë guri pa rrutullu deri në zbatimin e iniciativës

Bahtiri tha se ka përkrahje e Veselit, Limajt e Haradinajt…

Ka filluar nënshkrimi i peticionit për bashkimin e Mitrovicës. Një ndër të parët që e ka nënshkruar ka qenë kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri.

Bahtiri në mbledhjen e jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal tha se Ministria e Pushtetit Lokal kanë gabuar thellësisht dhe kjo sipas Bahtirit është skandaloze.

Kryetari i Mitrovicës ftoi ministrinë që të rishqyrtonë këtë iniciativë.

“Mos të ma lenë procesin në gjysmë të rrugës, ne nuk iu kemi drejtuar ministrisë të e shqyrtojë kërkesën tonë, por iu kemi drejtuar Qeverisë së Kosovës”, u shpreh ai.

Agim Bahtiri është i bindur se do të zbatohet kjo iniciativë, pasi që ai thotë se ka përkrahje të shumë partive e personaliteteve politike, shkruan rtv21.tv.

“Unë po ju them me plotë bindje, shumë i sigurt, me së 1 milion i sigurtë se kjo kërkesë e jona do të zbatohet pikë për pike”, tha ai duke shtuar se nuk është iniciativë e kryetarit të Komunës.

Këtë iniciativë sipas Bahtirit e përkrahin shumë të tjerë duke u nisur nga Kadri Veseli, Daut Haradinaj, Agim Veliu, Fatmir Limaj e shumë të tjerë.

“Nuk kam me lanë guri pa rrutullue deri në zbatimin e kësaj iniciative”, u shpreh ai./21Media

Back to top button