Ka filluar pjesa e dytë e ndeshjes ndërmjet Trepçës’89 dhe Vikingurit nga Ishujt Faroe në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë, e vlefshme në kuadër të rundit të parë kualifikues për Ligën e Kampionëve

Në pjesën e pare skuadra mysafire arriti të konkretizojë rastet e volitshme për të shënuar dhe atë brenda pak minutash.

Vikingur erdhi në epërsi prej 1:0 me golin e Anghel në minutën 37, ndërsa pas katër minutash Perparim Islami thelloi epërsinë e mysafirëve në 2:0 pas një autogoli të shënuar.

Vlen të theksohet se Trepça’89 në këtë pjesë të ndeshjes mbeti me një lojtar më pak në fushë, pasi Kurtishaj u ndëshkua me karton të kuq.

Në minutën e 52të Vikingur sërish shënon ndaj Trepçës, me anë të Soelvi Vatnhamar duke dërguar rezultatin në 0 me 3.