Fillon protesta masive e studentëve

Afati përfundimtar që qeveria t’ua plotësojë kushtet që kërkojnë është ora 16:00

Protesta e studentëve pritet të kulmojë sot me pjesëmarrjen më masive në ditën e gjashtë të rezistencës së tyre para Ministrisë së Arsimit.

Studentë protestues kanë bllokuar derën e hyrjes tek Politekniku, duke mos lejuar studentë të futen brenda tij. Ndërkohë para hyrjes kanë publikuar emrat dhe fotot e pedagogëve të korruptuar.

Afat qeverisë deri në orën 16:00 për plotësimin e kërkesave

Mbledhja e studentëve do të nisë nga Fakultete respektive për të marshuar më pas të gjithë së bashku drejt Ministrisë.

Studentët janë shprehur se sot do të merret edhe vendimi i vijueshmërisë së protestës, nëse qeveria nuk i plotëson kërkesat.

Ata kanë lënë orën 16:00 të së martës, si afatin përfundimtar kur qeveria duhet të plotësojë kushtet që kërkojnë, në të kundër bashkarisht do të vendosin për format e përshkallëzimit të protestës.

Një ditë më parë, kryeministri Rama bëri me faj rektorët e universiteteve për VKM, dhe disa herë u përpoq të nënvizonte se nuk kishte lidhje qeveria me tarifat dhe nëse duheshin plotësuar kërkesat duhej dialog pasi qeveria nuk mund të ndërhynte pasi vendimmarrja ishte e Universiteve të cilat janë autonome./oranews

Back to top button