Fillon rinumërimi i 115 kutive të votimit

Priten edhe rinumërime tjera

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, ka filluar rinumërimi i 115 kuti të votimit, përderisa nuk përjashtohet mundësia që sërish të ketë vendime për rinumërim e kutive tjera. Kurse, javën tjetër pritet të fillojë numërimi i votave me kusht dhe atyre me postë.

Rinumërimi i 115 kuti të votimit po bëhet pas vendimit të KZQ-së, për shkak që nuk kanë arritur të procesohen si të rregullta për shkak të mospërputhjeve të të dhënave.

Ndërsa, i gjithë procesi i numërimit nuk pritet të përmbyllet gjatë kësaj jave, pasi që nga QNR është bërë e ditur se janë në procesin e kompletimit të skanimit të listave përfundimtare të votuesve. Po ashtu, janë në proces të regjistrimit të votave me kusht, si dhe votat me postë, të cilat janë në pritje të numërimit.

Koordinatori i Qendrës së Numërimit dhe Rezultateve, Burim Ahmetaj, ka bërë të ditur se gjatë ditës së djeshme ka filluar rinumërimi i 115 vendvotimeve. Po ashtu, ai tha se shpresojnë që rinumërimi të përfundojë gjatë ditës së sotme.

Ahmetaj tha se nuk ka përfunduar procesi i auditimit të të gjithë formularëve të rezultateve, e sipas kësaj ai tha se mund të ketë edhe ndonjë vendim tjetër për rinumërim.
“Akoma nuk është i përfunduar procesi i auditimit të të gjithë formularëve të rezultateve, jemi në proces, kështu që mund të ketë edhe ndonjë vendim tjetër për rinumërime. Mirëpo, akoma raporti nuk është final, do të presim deri të përgatitet, mirëpo aktualisht jemi duke procesuar me ato 115 vendvotime dhe shpresojmë ta përmbyllim deri nesër”, tha ai.

Ndërsa, i gjithë procesi i numërimit nuk pritet të përmbyllet gjatë kësaj jave, kjo sipas Koordinatorit të Qendrës së Numërimit dhe Rezultateve, Burim Ahmetaj i cili tha se janë në procesin e kompletimit të skanimit të listave përfundimtare të votuesve.

Po ashtu, ai tha se janë në proces të regjistrimit të votave me kusht, si dhe votat me postë të cilat janë në pritje të numërimit.
“I gjithë procesi është vështirë që mund të thuhet se do ta përmbyllim brenda pak ditësh, sepse jemi në procesin e kompletimit të skanimit të listave përfundimtare të votuesve”, tha Ahmetaj

Gjithashtu, Ahmetaj bëri të ditur se çdo subjekti politik i është lejuar që për secilën tavolinë të ketë një vëzhgues. Sipas tij, transparencë më e plot dhe më e madhe se që është tani nuk ka qenë më herët.

Ndryshe, KQZ-ja dje ka filluar t’i publikojë në web-faqen e saj zyrtare, rezultatet preliminare për secilin deputet.

Back to top button