Ndalohet transmetimi i drejtpërdrejt i seancës

Ndalohet transmetimi i drejtpërdrejt i seancës

Ka filluar seanca ndaj deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, Albulena Haxhiut, Donika Kadaj-Bujupit dhe Faton Topallit, të akuzuar për gazin lotsjellës në Kuvendin e Kosovës.

Prezent janë dëshmitarët deputetët Naser Osmani dhe Bekim Haxhiu. Në cilësinë e dëshmitarëve mungojnë kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli dhe deputeti i LDK-së, Armend Zemaj.

Kryetari i trupit gjykues Beqir Kalludra e ka ndaluar transmetimin e drejtpërdrejt të seancës.

Deputetët e VV-së u arrestuan para dy javësh me urdhërarrest të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë pasi nuk iu përgjigjën ftesës për paraqitje në gjykatë.