Fillon shpërndarja e fletëvotimeve nëpër komuna

Materiali sensitiv dhe fletvotimet sot shpërndahet  në komisionet komunale, nesër nëpër qendrat e votimit

Fletvotimet dhe materiali sensitiv ka filluar të shpërndahet nga Qendra e Numërimit dhe Rezultateve në Fushë Kosovë, nëpër komisionet komunale të zgjedhjeve.

Bartja e materialit po bëhet nën përcjelljen e Policisë së Kosovës, e cila është përgjegjëse për ruajtjen e këtij materiali nëpër komuna, dhe i cili nesër do të shpërndahet në orët e hershme të mëngjesit nëpër qendrat e votimit./kp

Back to top button