Fillon takimi Kurti – Mustafa

Takimi ishte paralajmëruar për orën 17:00

Ka filluar takimi i radhës mes kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe atij të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa.

Takimi po mbahet në objektin e Kuvendit, dhe ka për qëllim arritjen e koalicionit për të formuar Qeverinë e re.

Në një prononcim për media para fillimit të takimit, Mustafa u shpreh optimist se do të arrihet një marrëveshje.

Edhe Kurti më herët është shprehur optimist se do t’i kalojnë të gjitha diferencat që ai i quajti diferenca të vogla, shkruan rtv21.tv.

Ky takim po vjen pas një stagnimi n]ë progres që ka ndodhur kohëve të fundit. Sipas Vetëvendosjes kjo ka ndodhur për shkak të ndarjes së postit të Presidentit.

Takimi i fundit i liderëve të VV-së dhe LDK-së është mbajtur më 2 dhjetor.

Lëvizja Vetëvendosje në zgjedhjet e parakohshme ka dalur e para kështu duke marrë 29 ulëse në Kuvend, Lidhja Demokratike e Kosovës, një më pak 28./21Media

Back to top button