Diskutohet për ndarjen e ministrive

Diskutohet për ndarjen e ministrive

Albin Kurti, kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje,  dhe Isa Mustafa, kryetari i LDK-së, kanë filluar takimin që po mbahet në ambientet e Kuvendit të Kosovës.

Nga, LDK në takim po marrim pjesë edhe Vjosa Osmani, Avdullah Hoti, Agim Veliu, Lutfi Haziri, ndërsa nga VV përveç Kurtit është edhe Albulena Haxhiu, Arbërie Nagavci dhe Besim Bislimi.

Kurti dhe Mustafa  do të diskutojnë për gjitha çështjet e hapura, ndarjen e ministrive dhe emërimin e postit të presidentit pas rreth 2 viteve. Kështu ka bërë të ditur sot nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, i cili u shpreh optimist se brenda disa ditëve do të formatizohet marrëveshja qeverisëse.

Ky takim në mes të VV-së dhe LDK-së vjen një ditë pas certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve nga Komisioni Qendror Zgjedhor.

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa për herë të fundit janë takar më 22 nëntor.  Në këtë takim është diskutuar për të arriturat e  grupeve punuese por edhe për ndarjen e posteve udhëheqëse, në përjashtim të postit të presidentit.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë certifikimin e rezultatit të zgjedhjeve të 6 tetorit. Partia me më së shumti vota është Lëvizja Vetëvendosje , e dyta LDK-ja, e treta PDK, pas PDK-së vjen koalicioni AAK-PSD, dhe pas tyre Lista Serbe. Koalicioni Nisma Socialdemokrate-Aleanca Kosova e Re dhe Partia e Drejtësisë përfundimisht bëhet pjesë e kuvendit të Kosovës. /21Media