Takohen grupet punuese të dy partive

Takohen grupet punuese të dy partive

Takimi mes dy partive fituese të zgjedhjeve po mbahet në selinë e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Nga Vetëvendosje të pranishëm në takim janë Glauk Konjufca, Albulena Haxhiu, Arbërie Nagavci, Besnik Bislimi, dhe zyrtarë të tjerë.

Nga LDK të pranishëm në takim janë Lutfi Haziri, Avdullah Hoti, Lumir Abdixhiku e zyrtarë të tjerë, shkruan rtv21.tv.

Takimi po mbahet me qëllim të harmonizimit të programeve të tyre qeverisëse, ku tema kryesore janë kultura, sektori i arsimit e i shëndetësisë.

Ende nuk dihet saktësisht se kur do të arrihet marrëveshja qeverisëse mes të dyja partive, pasi të dyja partitë deklarojnë se do të presin certifikimin e rezultateve përfundimtare nga KQZ.

Disa nga temat më të rëndësishme që kanë mbetur pa u zgjedhur janë zvogëlimi i ministrive nga 22 në 12 siç kanë premtuar partitë, si dhe dialogu me Serbinë.

Takimi sipas zyrtarëve të partive pritet të zgjasë më shumë se 2 orë./21Media