Limaj arrin në vendin ku pritet të takohet me Mustafën

Limaj arrin në vendin ku pritet të takohet me Mustafën

Në orën 12:30  ka filluar të mbahet takimi mes liderit të LDK-së, Isa Mustafa dhe zëvendëskryeministrit të Kosovës, Fatmir Limaj.

Fatmir Limaj në takimin me Mustafën erdhi nën shoqërimin e Ministrit në detyrë të Tregtisë Endrit Shala.

 

Lideri i LDK-së më herët zhvilloi takim me kreun e PSD-së, Shpend Ahmeti, dhe ky i fundit tha se se ky takim ishte pozitiv dhe në frymë të bashkëpunimit. Ndërsa sa i përketë mundësisë së një koalicioni parazgjedhor me këtë parti, Ahmeti u shpreh se LDK mendon të shkojë në zgjedhje e vetme, megjithatë tha se mbetet një frymë bashkëpunimi ku i kanë të hapura të gjitha temat.

Krerët e këtyre subjekteve politike u dakorduan që më 22 gusht të jenë të gjithë deputetët në sallë për seancën e jashtëzakonshme për të shpërndarë Kuvendin, në mënyrë që t’u hapet rrugë zgjedhjeve, e sipas Ahmetit me shumë gjasë zgjedhjet e parakohshme do të mbahen më 6 tetor.

Javën e kaluar, Mustafa zhvilloi takim me liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurtin, me të cilin u pajtuan që vendi të shkojë sa më parë në zgjedhje./21Media