Para takimit prononcohet Kurti

Para takimit prononcohet Kurti

Në njërin nga hotelet e Prishtinës ka filluar takimi në mes të liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurti dhe kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa dhe kandidates për kryeministre nga kjo parti, Vjosa Osmani.

Albin Kurti para se të hyjë në takim u shpreh se po punojnë për një koalicion.

“Ky është fillimi i qeverisë së re, po punojmë për koalicion qeveritar që do ta çkap shtetin nga e keqja”, tha Kurti.

Takimi i Kurtit me Osmanin dhe Mustafën mbahet për të biseduar rreth një koalicioni të mundshëm qeverisës.

Vetëvendosje doli e para në zgjedhjet e 6 tetorit me mbi 200 mijë vota, duke lënë prapa LDK-në./21Media