Poezi nga poeti spanjoll Federico García Lorca

Poezi nga poeti spanjoll Federico García Lorca

Fillon vajtimi
i kitarës
Thyhen gotat
E mëngjesit
Fillon vajtimi
i kitarës
E kotë
Ta qetësosh.
Qan e lodhur
siç qan uji
siç qan era
mbi dëborë.
Është e pamundur
ta qetësosh
Qan
për gjëra të largëta
për rërën e jugut përvëlues
që kërkon gamilje të bardha.
Qan shigjetën pa nishan
mbrëmjen pa të nesërme
dhe zogun e parë të ngordhur
mbi degë
O kitarë!
zemër çpuar
Nga pesë shpata./21Media