UP organizon ditën e orientimit të studentëve të rinj

UP organizon ditën e orientimit të studentëve të rinj

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” po e vazhdon traditën e pritjes dhe orientimit të studentëve të rinj.

Me rastin e fillimit të vitit të ri akademik 2019/20, UP-ja organizon “Ditën e orientimit të studentëve të rinj”, aktivitet që synon mikpritjen dhe orientimin e kandidatëve të pranuar për vijim të studimeve në UP.

Në këtë ditë orientuese do të marrin pjesë fakultetet dhe të gjitha zyrat që kanë kontakt me studentët, në mënyrë që studentët e rinj të informohen nga afër lidhur me studimet në Universitetin e Prishtinës.

Aktivitetet për shënimin e kësaj dite do të mbahen sot, duke filluar nga ora 10:00, në kampusin para Bibliotekës Kombëtare.

Studentët e rinj janë ftuar që t’i bashkohen këtij eventi.