Janë aprovuar 35 mijë e 87 aplikacione

Janë aprovuar 35 mijë e 87 aplikacione

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se sot ka filluar periudha e Votimit Përmes Postës.

Sipas KQZ -së gjatë periudhës së aplikimit për regjistrim si votues jashtë vendit (30 gusht – 10 shtator) janë pranuar 40 mijë e 313 aplikacione për regjistrim dhe prej tyre: 5 mijë e 327 aplikacione janë pranuar përmes postës; 319 aplikacione janë pranuar përmes faksit, dhe 34 mijë e 667 aplikacione janë pranuar përmes e-mail adresave të shërbimit votues.

Nga 40 mijë e 313 aplikacione për regjistrim që janë pranuar dhe proceduar, janë aprovuar 35 mijë e 87 aplikacione, ndërsa janë refuzuar 5 mijë e 226 aplikacione për shkak të mosplotësimit të kritereve të përcaktuara me ligj.

Kliko këtu për të gjitha informacionet lidhur me këtë proces./21Media