Investimet ndikojnë në zhvillimin e ekonomik, bujqësor e atë turistik

Investimet ndikojnë në zhvillimin e ekonomik, bujqësor e atë turistik

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit Pal Lekaj, të hënën mori pjesë në fillimin e punimeve në disa projekte të Gjakovës, të financuara nga Ministria e Infrastrukturës.

Ministri Pal Lekaj tha se këto investime, përveç që lidhin njerëzit me zonën urbane dhe rajonet tjera, ndikojnë edhe në zhvillimin e ekonomik, bujqësor e atë turistik.

Rruga Meqe-Cërmjan ka gjatësi prej 3.2 kilometra dhe vlera e investimit është 340 mijë euro. Ajo Cufadolit ka gjatësi 1.7 kilometra dhe vlera e investimit është 213 mijë euro. Kurse rruga Shqiponjë-Kralan, ka gjatësi prej 9 kilometrash dhe vlera e saj është 720 mijë euro. Për këtë të fundit, Lekaj potencoi rëndësinë e saj si arterie e furnizimit të luftës, ndërsa sot po shndërrohet në arterie të zhvillimit të kësaj zone.

Me rastin e vizitës në komunën e Gjakovës, ministri Lekaj ka përuruar kilometrat e para të asfalutara të  rrugës Bishtazhin-Damjan, e cila ka gjatësi 13 kilometra dhe vlerë të projektit prej 1.8 milion euro.