Filluan punimet në rrugën Shtërpcë-Brezovicë

Rehabilitimi i kësaj rruge ka kosto mbi 1.2 milion euro

Sot u përurua  fillimi i punimeve në rehabilitimin e rrugës regjionale Gërlicë e Epërme – Shtërpcë -Brezovicë. Rehabilitimi i kësaj rruge me gjatësi prej 15.3 kilometra, ka kosto mbi 1.2 milion euro. Punimet për këtë segment parashihet të përfundojnë brenda 180 ditë pune.

Ndërkaq, për segmentin e dytë të rrugës deri në Qendrën e Skijimit dhe Prevallë, me gjatësi prej 19.4 kilometra, sot është nënshkruar kontrata me vlerë afër dy milionë euro.

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj shprehu kënaqësinë që me këtë investim të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit, i hapet perspektivë edhe më e madhe kësaj zone turistike. “Zhvillimi i turizmit nuk bëhet pa investime infrastrukturore!“, tha ai.

Lekaj shtoi se Qeveria e Kosovës ka prioritet investimin në turizëm në të gjitha rajonet e Kosovës ku ka potencial turistik.

Kryetari i Federatës së Skijimit të Kosovës, Milaim Kelmendi, e falënderoi ministrinë dhe ministrin Lekaj që nëpërmjet infrastrukturës po lehtëson zhvillimin e sportit që ai përfaqëson, jo vetëm në Brezovicë, por edhe në bjeshkët e tjera. /21Media

Back to top button