“Rrënjët shqiptare- dheu danez” i regjisorit Ixhet Lutfiut

“Rrënjët shqiptare- dheu danez” i regjisorit Ixhet Lutfiut

Më 22 korrik do të promovohet filmi me i ri dokumentar “Rrënjët shqiptare- dheu danez” i regjisorit Ixhet Lutfiut me bashkëpuntorët e tij, ky dokumentar ju kushtohet shqiptarëve të cilët jetojnë dhe veprojnë në Danimarkë.

Në dokumentar përshkruhet veprimtaria historike e kulturore e shqiptarëve të Danimarkës, prej vitit 1965 në mënyrë kronologjike e ndarë në dy pjesë: pjesa e parë, përfshin vitet 1965-1999 dhe trajton mbi 20 tema, kurse pjesa e dytë që përfshin vitet 2000-2018 trajton rreth 40 tema të fushave të ndryshme si arsimi, kultura, sporti e muzika.

Ky film dokumentar për synim ka nxitjen e shqiptarëve në vendet e tjera perëndimore, për të bërë edhe dokumentar të tjerë për të mos harruar veprat e lavdishme të mërgatës sonë për lidhjen që e kanë me shpirt e me zemër me vendlindjen, si dhe kontributi i tyre i çmueshëm në vendet ku jetojnë.

Edhe pse nën flamurin danez për shqiptarët nuk munguan sukseset edhe në arenën ndërkombëtare ata llogariten si të mirë integruar në Mbretërinë Daneze.

Gjithashtu pjesë e dokumentarit është edhe roli i shtetit danez në përkrahjen e çështjes shqiptare.

Ixhet Lutfiu duke qenë pjesë e ekipit të radio televizionit “Zëri i Kosovës” që nga viti 1991 ka arritur të grumbullojë materialin e nevojshëm dhe të shfrytëzojë në mënyrë profesionale arkivin e këtij mediumi të rëndësishëm kombëtar.

Promomivmi do të bëhet në qytetin e Prizrenit nga ora 20:30 minuta. /21Media