Fëmijët mësojnë nga filmat e animuar

Fëmijët mësojnë nga filmat e animuar

Miqtë më besnik të fëmijëve padyshim se janë filmat vizatimorë, me anë të së cilave ata mësojnë personazhe, fjalë dhe gjëra të reja.

Shikimi i filmave të animuar për fëmijë ndikojnë pozitivisht në zhvillimin e aftësive kognitive të më të vegjëlve.

Pediatrja dhe psikologja e fëmijëve, Vania Giorgetti ka treguar se cilat janë filmat vizatimor edukues dhe njëkohësisht që ndihmojnë në zhvillimin e tyre.

Masha dhe ariu. Ariu është shumë i mirë dhe Masha një vajzë kapriçioze që tërheq vëmendjen e fëmijëve. Ky film vendos në dukje shumë evente familjare si ditëlindje apo festa tjera.

Dora eksploruesja. Dëshira e kësaj vajze të vogël për të eksploruar botën i stimulon edhe fëmijët për të qenë më eksplorues dhe kërkues nga vetja.

PJ Masks. Janë tre fëmijë që ditën e jetojnë si djem normal, por natën veshin pizhamet e tyre dhe shndërrohen në super heronj. Ata luftojnë të keqen që kërcënon botën.

Pepa pig. Ky film ka në qendër një familje shumë të rregullt derkucash. Ka një gjuhë shumë të thjeshtë dhe është një ndër filmat më të dashur për fëmijët.