Filmat që duhet t’i shikoni patjetër

Filmat që duhet t’i shikoni patjetër

Francezët krijojnë filma shumë të mirë për vlera të përgjithshme dhe më e rëndësishmja është se ata nuk e forcojnë aktrimin, por e bëjnë në mënyrë të natyrshme dhe të ngrohtë.

Të gjithë filmat francez pothuajse të bëjnë të mendosh për gjërat më të rëndësishme në jetë.

BrightSide ka listuar disa filma francez për ata që janë lodhur nga ata të Hollywood-it, transmeton rtv21.tv.

Black Tide: Në rolet kryesore janë Vincent Cassel, Romain Duris, Sandrine Kiberlain dhe Élodie Bouchez. Ngjarja përshkruan humbjen e një adoleshenti dhe misionin për ta gjetur atë. Të gjithë janë të dyshuar përfshirë këtu shokët dhe prindërit e tij. Shanset për ta gjetur janë shumë të vogla.

One Nation One King: Gaspard Ulliel, Adèle Haenel, Olivier Gourmet dhe Louis Garrel, janë në rolet kryesore. Premiera e këtij filmi ka qenë me 7 shtator të këtij viti. Filmi flet për ngjarjet, që kanë ndodhur në fillim të Revolucionit Francez në vitin 1789.

I Feel Good: Në këtë film bëhet fjalë për një 50 vjeçar, i cili nuk ka dëshirë ta kalojë jetën si shokët dhe të afërmit e tij. Ata vetëm punojnë, bëjnë gjëra të mërzitshme në kohën e lirë dhe asgjë më shumë. Ai dëshiron të bëhet shumë i pasur sa më shpejtë që është e mundur. Në rolet kryesore janë: Jean Dujardin, Yolande Moreauо, Jean-Benoît Ugeux dhe Jo Dahan.

Promise at Dawn: Ky film është bazuar në autobiografinë e Romain Gary. Flet për historinë e një nëne beqare, e cila gjithmonë i thotë djalit të saj se gjërat do të rregullohen në të ardhmen edhe pse tani janë shumë të vështira. Falë besimit të saj, djali i saj arrin t’i përmbushë ëndrrat e tij. Pierre Niney, Charlotte Gainsbourg, Didier Bourdon dhe Finnegan Oldfield janë në rolet kryesore.

A Faithful Man: Në këtë film tregohet historia e një burri, jeta e të cilit është e mbushur me gëzim dhe hidhërim. Atij i kthehet ish e dashura, e cila e ka lënë për shokun e tij të ngushtë, i cili më pas vdes. Në rolet kryesore janë: Lily-Rose Depp, Louis Garrel, Laetitia Casta dhe Joseph Engel.

Sink or Swim: Filmi paraqet shtatë shokë, të cilët mblidhen së bashku dhe vendosin t’i lënë problemet dhe punën mbrapa. Mënyra si ata vendosin për këtë është mjaft interesante. Në rolet kryesore janë: Mathieu Amalric, Guillaume Canet, Benoît Poelvoorde dhe Leïla Bekhti.

Mia and the White Lion: Ngjarja zhvillohet rreth një 11 vjeçareje, e cila zhvendoset nga Londra në Afrikë me familjen e saj. Ajo rritet në një fermë dhe ka një mik shumë të mirë që quhet Charlie dhe është një luan i bardhë. Kur ky luan rritet babi i saj dëshiron ta shesë atë dhe ajo largohet nga shtëpia. Në rolet kryesore janë:  Daniah De Villiers, Mélanie Laurent, Langley Kirkwood dhe Lillian Dube.

The Full House: Flet për një burrë, i cili para festës së beqarisë së tij vendos të shkojë në Los Angeles. Atje takon një cimere, e cila është nënë e dy fëmijëve, por beqare dhe i duket perfekte për shokun e tij, Tom. Në rolet kryesore luajnë: Arnaud Ducret, Louise Bourgoin, Timéo Bolland dhe Michael Cohen.

Remi Nobody’s Boy: Një djalë 10 vjeç, takon një muzikant. Ata udhëtojnë së bashku dhe Remi praktikon të kënduarit për të fituar para. Ai përveç se e shijon çdo moment të këtyre udhëtimeve, mëson shumë edhe për prindërit e tij. Në rolet kryesore janë: Daniel Auteuil, Maleaume Paquin, Virginie Ledoyen, Ludivine Sagnier./21Media