Këta filma nuk njihen shumë

Loading...

Këta filma nuk njihen shumë

Filmat shoqërohen edhe me marketing. Disa nga këta filma kanë fituar çmime presigjioze dhe ende nuk njihen nga shumica e njerëzve.

1.In the Aisles

Ky film i regjisorit gjerman, Thomas Stuber me të vërtetë u pëlqye nga audienca e Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Berlin. Ky film duket i thjeshtë, mirëpo nuk është. Ngrit shumë dilema rreth vetmisë, rrethanave që njerëzit i krijojnë për veten dhe si arrijnë deri te formula e lumturisë, që është e njejtë për çdonjërin, shkruan rtv21.tv

2.The Commuter

Kur Liam Neeson shfaqet në skenë, është shenjë e mirë e filmit aksion të Hollivudit. The Commuter është film tjetër që dëshmon këtë pikë. Ky është film francezo-amerikan që është i thjeshtë dhe logjik. Neeson në këtë film nuk është hero gjithë kohën – ai është një person i rregullt edhe në situata të vështira.

3.The Pig

Ky është një film tjetër i rëndësishëm nga Festivali Ndërkombëtar i Filmit të Berlinit, që është nominuar për Golden Bear. Ky film flet për mentalitetin perëndimor nga një këndvështrim ndryshe, dhe na rrit interesin në filmat iranian, për të cilët dimë shumë pak, transmeton rtv21.tv

4.Shoplifters

Kritikët e duan filmin japonez dhe në Kanë e fitoi çmimin the Palme d’Or. Flet për një ngjarje rreth një familjeje të varfër, që u detyrua të vjedh gjëra me qëllim për të mbijetuar. I shtyn shikuesit të shohin të mirën dhe të keqën dhe të kuptojnë që jeta nuk është bardhë e zi, siç mund të duket në fillim./21Media