Joaquin Phoenix, aktori më i mirë

Joaquin Phoenix, aktori më i mirë

Mbrëmë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Golden Globes në Los Angeles janë përzgjedhur aktorët dhe filmat më të mirë që kanë shënuar vitin 2019.

Filmi për Luftën e Parë Botërore, “1917” ka fituar çmimin kryesor për dramën më të mirë, derisa filmi i regjisorit, Quentin Tarantino, “Once Upon a Time… in Hollywood” ka fituar tri çmime duke rritur shpresat për fitore në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Oscar muajin e ardhshëm.

“Kjo është befasi e madhe”, ka thënë regjisori i filmit “1917”, Sam Mendes, që ka triumfuar ndaj regjisorëve, Martin Scorsese dhe Tarantino edhe në kategorinë e regjisë më të mirë.

Tarantino ka fituar çmimin për skenarin më të mirë, derisa aktori, Brad Pitt ka fituar çmim për rolin e tij dytësor në filmin, “Once Upon a Time… in Hollywood”.

Joaquin Phoenix, është shpërblyer për rolin e tij në filmin “Joker” me çmimin e aktorit më të mirë. Ndërsa çmimin për aktoren më të mirë e ka fituar, Renee Zellweger, për rolin e saj në filmin “Judy”.

Sa i përket kategorisë së serialeve, për dramën më të mirë në këtë kategori është shpallur seriali “Succession”, aktorja më e mirë Oliwia Colman për filmin “The Crown”, ndërsa aktori më i mirë Brian Cox po ashtu për dramën “Succession” .

Në kategorinë e serialeve të zhanrit Musical apo Komedi, seriali më i mirë është shpallur ‘Fleabag”, ndërsa aktorja Phoebe Waller-Bridge për rolin e saj në këtë serial. Titulli i aktorit më të mirë në këtë kategori i ka takuar aktorit Ramy Youssef për serialin televiziv “Ramy”./21Media