Edhe dy ditë filmi shfaqet nëpër kinema

Edhe dy ditë filmi shfaqet nëpër kinema

Tani 17 vjet pas realizmit të pjesës së fundit të komedisë me skena aksion, ‘Bad Boys,’ dhe 25 vjet pas realizimit të pjesës së parë, aktorët Will Smith e  Martin Lawrence u ribashkuan dhe realizuan edhe vazhdimësinë e tij, që u titullua ‘Bad Boys for Life’.

Regjinë e këtij filmi i cili u shfaq premiere në Los Angjeles e kanë bërë prodhuesit belg të filmave, Adil El Arbi dhe Bilall Fallah, shkruan rtv21.tv

Smith në “Bad Boys for Life” luan rolin e detektivit Michael Mike Lowrey-t, e Martin Lawrence të inspektorit Marcus Burnet.

Smith e Lawrence, në këtë premierë mbërritën me veturën Porshe 911.

Smith, në pyetjen se përse kanë pritur kaq gjatë që të realizojnë këtë film, me shaka tha se ka qenë duke pirë. Aktori po ashtu ka thënë se ka pesë vjet që kanë folur për të realizuar filmin dhe tani ja ku është.

Ndërsa Lawrence ka thënë se Smith ka dashur që këtë film ta realizojnë ashtu si duhet, dhe meritat për këtë i ka vetë ai.

Ai mendon se “Bad Boys for Life” është më i miri në radhë të filmave “Bad Boys”.

Për filmin ka folur edhe producenti Jerry Bruckheimer, i cili ka thënë se Smith e Lawrence vazhdojnë të sjellin skena humoristike në ekran.

Në këtë film sipas tij, ka kaq shumë humor sa që çdo njeri që i pëlqen komeditë do të lodhet duke qeshur me skenat që këta dy aktorë i kanë servuar për ta.

Sa i përket ngjarjes në filmin “Bad Boys For Life”, ai paraqet detektivët Mike Lowrey-n e Marcus Burnet të cilët ribashkohen edhe një herë kur një shef i tyre rumun kërkon që të dy të dalin në pension.

Në këtë film luajnë edhe: Vanessa Hudgens, Alexander Ludwig, Charles Melton, Paola Nunez, Kate del Castillo, Nicky Jam dhe Joe Pantoliano.

Filmi “Bad Boys for Life” u caktua që në kinematë amerikane të shfaqet nga data 17 janar 2020./21Media