Filmi do të shfaqet pasnesër

Filmi do të shfaqet pasnesër

Anibar në vazhdën e javës së filmit gjerman do të shfaqë filmin “Berlin is in Germany”, më 6 nëntor nga ora 19:00 në Kinema “Jusuf Gërvalla” në Pejë.

“Berlin is in Germany” është film i zhanrit dramë i regjisorit gjerman Hannes Stöhr dhe në masë të madhe trajton jetesën përgjatë ndarjes dhe bashkimit të Gjermanisë. Në rolin kryesor është Martini (Jörg Schüttauf), një djalosh i ri nga Gjermania Lindore i cili ndodhet në burg kur dinamikat politike të asaj kohe marrin hov të pandalshëm. Ribashkimi i Gjermanisë dhe rënia e murit të Berlinit e pozicionojnë atë jo shumë favorshëm përballë realitetit të ri. Ai ka shumë sfida para vetes ndërsa sfida me e madhe e tij mbetet mësimi i transformimit socio-politik. Për të kuptuar më shumë se si ka qenë jetesa në Gjermaninë e ndarë, kontradiktat shoqërore të asaj kohe dhe për Martinin si personifikim të këtyre dyjave, kinema “Jusuf Gërvalla” është vendi i duhur.

“Berlin is in Germany” do të përcjellet me titra në shqip, serbisht dhe anglisht, ndërsa do të shfaqet pa pagesë në kinema “Jusuf Gërvalla” më 06 nëntor duke filluar nga ora 19:00.

Java e Filmit Gjerman në Kosovë organizohet nga Ambasada Gjermane në Prishtinë në bashkëpunim me Goethe-Zentrum Prishtinë, ndërsa organizohet përr rastin e 30 vjetorit të rënies së Murit të Berlinit. Filmat që shfaqen gjatë kësaj jave janë përzgjedhje e pjesëve kinematografike që ndërlidhen me Murin e Berlinit, Gjermaninë e ndarë dhe të ribashkuar, si dhe do të shfaqen në të gjithë Kosovën.