Filmi do të shfaqet edhe sot dhe nesër në festival

Filmi do të shfaqet edhe sot dhe nesër në festival

Filmi i gjatë artistik, “Cirku Fluturues” me skenar dhe regji të Fatos Berishës është shfaqur të hënën në festivalin ndërkombëtar të filmit në Santa Barbara të Kalifornisë (SHBA).

Regjisori Fatos Berisha ka bërë të ditur se “Cirku fluturues” do të shfaqet edhe më datat 21 dhe 22 janar 2020 në kuadër të festivalit në Santa Barbara.

“Cirku fluturues” është komedi e zezë e bazuar në një ngjarje të vërtetë të fundit të 90-ve e një grupi aktorësh nga Kosova, të cilët gjatë kohës së luftës në mënyrë ilegale kalojnë kufirin e Malit të Zi dhe Shqipërise për të marrë pjesë në një festival të teatrit në Tiranë.

“Cirku Fluturues” është bashkëprodhim i Kosovës (B2 Films Kosovo dhe Ikone Studio), Shqipërisë (B2 Agency, Albania) dhe Maqedonisë Veriore (Black Cat Production). Filmi është mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës, Qendra Kombëtare Kinematografisë dhe Agjensioni i Filmit i Maqedonisë Veriore./21Media