70 filma do të shfaqen në edicionin e sivjetmë të "PriFest"

70 filma do të shfaqen në edicionin e sivjetmë të “PriFest”

Nga data 16 deri më 21 korrik do të mbahet edicioni i 11-të i festivalit ndërkombëtar të filmit “PriFest”. Në mesin e 70 filmave që do të shfaqen në kuadër të edicionit të 11-të “PriFest”, është edhe premiera botërore e filmit dokumentar artistik për heroin kombëtar, Zahir Pajaziti.

Ky film është realizuar nga dy regjisorë të rinjë të talentuar, Valdrin Fetahu dhe regjisori amerikan, Daglas Back. Këtë e bëri të ditur për RTV21, drejtoresha e festivalit “PriFest”, Vjosa Berisha, në një intervistë në programin e mëngjesit “Për ditë të mbarë”. Filmi do të shfaqet në kinemanë e hapur që do të vendoset në sheshin “Zahir Pajaziti” në kryeqytet.

Sipas Berishës, ky dokumentar është premiera e shtatë botërore në PriFest dhe tregoi ekskluzivisht për RTV21 se ky dokumentar do të shfaqet në hapje të festivalit.

Përveç këtyre shtatë premierave botërore, drejtoresha e festivalit njoftoi se rreth 63 filma do të jenë premierë në PriFest, ndër to 19 premiera regjionale, 32 premiera kosovare, 1 evropiane, 5-6 ndërkombëtare.

Intervistën e plotë me drejtoreshën e festivalit, Vjosa Berisha, mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm./21Media