Në kinematë amerikane do të shfaqet nga 15 nëntori

Në kinematë amerikane do të shfaqet nga 15 nëntori

“Ford vFerrari”, titullohet filmi i ri biografik, premiera e të cilit u shfaq në Los Angeles.

Ky film i cili është me regji të James Mangold, paraqet një ekip inxhinierësh dhe projektuesish, në krye me vizionarin e automobilave, Carroll Hall Shelby, i cili njëherësh ishte konstruktor veturash, vozitës në gara me vetura dhe biznesmen.

Rolin e vizionarit të veturave Shelby e luan aktori Matt Damon, shkruan rtv21.tv

Aktori tjetër, Christian Bale, në këtë film luan rolin e Ken Miles, i cili ishte inxhinier anglez, njëherësh ngasës veturash dhe pjesëmarrës në gara të ndryshme. Ai në këtë premiere mbërriti me veturë garash.

Me fjalë të tjera, “Ford V Ferrari” dramatizon garën 24 orëshe ndërkombëtare të Ferrarit që u zhvillua në vitin 1966 në Francë.

Bale për media në këtë premierë, në pyetjen se a duhet të jemi fanatik të veturave për ta shikuar këtë film ka thënë se kjo nuk ka rëndësi, se nuk ka rëndësi aspak se a kemi njohuri rreth garave të kësaj kategorie. Ai shpreson se çdonjëri që do ta shohë këtë film, do ta pëlqejë atë, sepse disi na bën të dashurohemi në të.

Regjisori James Mangol ka treguar se si Matt Damon e Christian Bale kanë vozitur me orë të tëra për ta realizuar këtë film. Ai ka thënë se edhe kur ka qenë terreni jo i mirë për ta, kanë vozitur pa ndalë.

Në anën tjetër, Damon mendon se veturat e garave janë jashtëzakonisht të fuqishme, se ato janë të bukura, dhe se ngasja e tyre është interesante. Ai shpreson se dashamirët e këtij filmi, të cilët do ta shohin atë, do të ndjenjë sikur janë duke ngarë vetë veturën.

Premiera botërore e filmit biografik “Ford v Ferrari” u shfaq në festivalin e filmit Telluride, Kolorado të SHBA-ve me 30 gusht 2019, ndërkaq në kinematë amerikane do të shfaqet nga data 15 nëntor 2019.

Ky film ka marrë kritika pozitive, përfshirë këtu për rolet e aktorëve kryesor dhe realizimin e garës me vetura./21Media