E konfirmuar

E konfirmuar

“Hustlers”, filmi në të cilin shkëlqen këngëtarja dhe aktorja, Jennifer Lopez është ndaluar në Malajzi për shkak të “përmbajtjes së tepërt të pahijshme”.

Bordi i censurës së filmit të këtij vendi tha se arsyeja pse ky film u ndalua në Malajzi është për shkak të vallëzimeve erotike dhe skenave të shumta me drogë, të cilat po konsiderohen “jo të përshtatshme për shfaqjen publike”.

Square Box Pictures, kompania që e shpërndau filmin në Malajzi, konfirmoi ndalesën në rrjete sociale, shkruan BBC, transmeton rtv21.tv

Filmi aktualisht po rangohet lart në SHBA dhe Britani të Madhe.

Ky film, në të cilin shfaqen edhe Constance Wu, Julia Siles pranë Lizzo dhe Cardi B në role të vogla, është i bazuar në storie të vërtetë dhe i inspiruar nga një artikull i revistës New York dhe u bë viral në vitin 2015.

Ky film është me regji të Lorene Scafaria./21Media