Lajmin e bëri të ditur regjisori Ismet Sijarina

Lajmin e bëri të ditur regjisori Ismet Sijarina

Filmi “Nëntori i Ftohtë” i regjisorit Ismet Sijarina korri edhe një sukses tjetër. Ky film u shpërblye me çmimin “Skenari më i mirë” në festivalin e filmit “Tirana International Film Festival”.

Lajmin e bëri të ditur Sijarina, përmes një postimi në Facebook, transmeton rtv21.tv

Projekti filmik “Nëntori i Ftohtë” është produksion i shtëpive filmike, Thumbs Up dhe Buka në bashkëprodhim me Albasky Film, AUDIOHAUS dhe Ikone dhe është mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës dhe Qendra Kombëtare Kinematografike e Shqipërisë. Filmi është me regji të Ismet Sijarinës, skenar të Arian Krasniqit e Ismet Sijarinës dhe producentë Fatmir Spahiu, Arian Krasniqi, Paskal Semini dhe Valon Bajgora. Drejtor fotografie i filmit është Sevdije Kastrati dhe montazher Vladimir Pavlovski.

Në rolet kryesore paraqiten aktorët e njohur: Kushtrim Hoxha, Adriana Matoshi, Fatmir Spahiu, Emir Hadzihafizbegovic, Gordana Boban, May-Linda Kosumovic dhe Lum Veseli./21Media