The Hitman’s Bodyguard është një film aksion me aktorë shumë të famshëm, që do të shfaqet në gusht

The Hitman’s Bodyguard është një film aksion me aktorë shumë të famshëm, që do të shfaqet në gusht

Filmi bën fjalë për një truprojë, që duhet ta mbrojë një vrasës me pagesë deri sa ai të dëshmojë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.

Dyshja shumë karizmatike në krye të filmit janë Ryan Reynolds dhe Samuel L. Jackson, por filmi ka edhe plot emra tjerë të mëdhenjë të botës së aktrimit si Gary Oldman, Salma Hayek e Elodie Yung, shkruan rtv21.tv.

Filmi përveç aksionit përmban edhe shumë komedi, siç kemi parë edhe tek filmi i fundit i Reynolds “Deadpool”, dhe do të dalë në kinema me datën 18 gusht të këtij viti.

Një përmbledhje të shkurtër të filmit mund ta shihni në videon e mëposhtme.

/21Media