Në mesin e shumë filmave edhe "ROOFTOP STORY"

Në mesin e shumë filmave edhe “ROOFTOP STORY”

Festivali Ndërkombëtar i Filmit të Prishtinës  këtë të martë më 17 korrik hapë edicionin e 10-të. Festivali do hapet me filmin “ROOFTOP STORY”, i regjisorit Gazmenda Nela, Kosova është vendi i dytë në të cilën ky film jepet si premierë. Paraprkisht premiera ishte dhënë në Montreali.

Gjatë javës do të jenë edhe shtatë filma të tjerë të përkrahur nga Qendra Kinematografike që do të shfaqen në këtë edicion. Filmat të cilët do shfaqën janë “Martesa” nga Blerta Zeqri, “Gjumë dhe Dashuri” nga Arsim Haliti, Një tregim Prishtinë” nga Burbuqe Beqiri, “Me dasht, Me dasht, Me dasht” nga Ilir Hasanaj, “Klithma” nga Korab Lecaj, “Viti i Majmunit” nga Vladimir Balzevski, dhe krejt në fund në përmbylljen e këtij festivali do të shfaqet filmi “Kthimi” nga Kastriot Abdyli./21Media