Festivali do të mbahet nga data 26 nëntor deri me 1 dhjetor

Festivali do të mbahet nga data 26 nëntor deri me 1 dhjetor

Filmi ‘Rreze’ “Ray” i realizuar sipas një flete të ditarit të famshëm të Rreze Abdullahut me regji të Lorena Sopit, do të jetë pjesë e garës kryesore ne njërin ndër festivalet më prestigjioze të botës, saktësisht ne “Edicionin e 72-të të Salerno Film Festival”.

Filmi ‘Rreze’ i cili pati premieren në Cannes Film Festival – Short Corner, në muajin maj të këtij viti, deri tani ka qenë pjesë e më shume se dhjetë festivaleve ndërkombetare dhe ka fituar dy çmime. Filmi më i mirë evropian – në Europa Film Festival në Barcelonë, si dhe Filmi më i mirë i luftës në Festivalin Movie Pro Screen në Los Angeles të SHBA-ve.

Gjatë muajit dhjetor, filmi ‘Ray’ do të shfaqet edhe në “World Film Festival” i cili mbahen nga data 01 – 30 dhjetor në “New South Wales” të Australisë, si dhe në Festivalin Best Shorts Competition – La Jolla, USA – ku filmi ‘Rreze’ është i nominuar për çmim ne dy kategori kryesore.

Filmi Rreze’ është prodhim i kompanisë AS Film Production nga Prishtina. Në rolet kryesore gjenë aktorët: Agron Shala, Glorioza Shala, Aurita Agushi. Në rolet tjera paraqiten: Selman Lokaj, Beslidhje Bytyqi, Uran Duli.

Festivali i Saleronos është themeluar nga regjisori, Vittoria de Sica dhe aktorët: Rossano Brazzi e Adriana Benetti, ku pas festivalit të Venedikut është festivali më i vjetër ne botë.

Festivali do të mbahet nga data 26 nëntor deri me 01 dhjetor në Teatro Augusteo dhe Teatro Verdi në Salerno.

Për shtatëdhjetë e dy vjet me radhë, ky festival ka kultivuar ‘kryesisht përmbajtjet specifike kinematografike, duke hulumtuar më shumë në komponentin kinestetik dhe artistik të filmit me tendencë për të zhvilluar marrëdhëniet e njeriut dhe kulturës përmes formave konematografike të komunikimit./21Media