Mënyra se si ta mbështesim filmin "Zana"

Mënyra se si ta mbështesim filmin “Zana”

Filmi “Zana” me regji të Antoneta Kastratit do ta përfaqësoj Kosovën në kategorinë “Best International Feature” për çmimin Oscar.

Filmi ‘Zana’ ngërthen në vete ndjenja dhe emocione të shumta. Është një dramë tronditëse dhe emocionuese që përcjellë një grua të re kosovare që përpiqet të bëhet nënë përderisa ballafaqohet me tmerret nga e kaluara e saj e errët e kohës së luftës në Kosovë. Ajo kërkon trajtim nga shëruesit mistikë për infertilitetin e saj.

Filmi “Zana” ka nevojë për mbështetjen tonë. Pikët apo rating i këtij i filmi në IMBD do të luajnë një rol të madh në arritjet e tij në nivel ndërkombëtar.

Përderisa, Aktorja ka bërë apel që të gjithë të drejtohen në këtë link dhe të japin pikët maksimale filmit, shkruan rtv21.tv.

 E gjitha që ju mund të bëni është të klikoni këtu dhe kyquni përmes Facebook dhe pasi te kyqeni, tek ylli lartë ju mund të votoni me notën 10./21Media