Sot do të zhvillohen gjysëmfinalet e Ligës së Kampionëve

Sot do të zhvillohen gjysëmfinalet e Ligës së Kampionëve

Sot dhe nesër do të mbahet turneu përfundimtar (FINAL4) i Ligës së Kampionëve për hendbollistë, në Köln të Gjermanisë. Në “Lanxess Arena” do të paraqiten katër skuadrat më cilësore evropiane dhe hendbollistët më të mirë në botë.

Sot do të zhvillohen gjysëmfinalet e Ligës së Kampionëve për meshkuj. Nga ora 15:15 do të takohen Telekom Veszprem i Hungarisë – PGE Vive Kielce të Polonisë, e cila transmetohet direkt në RTV21Plus.

Ndërsa, nga ora 18:00 do të takohen Barcelona Lassa e Spanjës dhe Vardari i Maqedonisë së Veriut, ndeshje kjo, që transmetohet po ashtu drejtpërdrejt në RTV21Plus.

Ndërkaq, nesër nga ora 15:15 do të luhet ndeshja për vend të tretë, derisa finalja  e madhe me fillim nga ora 18:00. Këto dy ndeshje nesër do të transmetohen në RTV21./21Media