Finalizohet platforma për dialogun, të enjten dërgohet në Kuvend

Ka përfunduar takimi i ekipit negociator

Kryesuesi i ekipit negociator, Fatmir Limaj pas një takimi 3 orësh deklaroi se një platformë do t’i dërgohet nesër krerëve të shtetit, ndërsa pasnesër do të dërgohet në Kuvend për miratim.

“Ajo që kemi ardhur në përfundim është që nesër, teksti është i përfunduar, do t’ia dërgojmë krerëve të shtetit, kryeministrit, kryetarit të Kuvendit dhe presidentit nëse kanë edhe ata ndonjë koment rreth tekstit të platformës dhe pasnesër delegacioni i Kosovës përfundimisht do ta miratojë projekt-platformën dhe do ta dërgojë për parlament”, tha Limaj.

Ai tha se pas marrjes së vërejtjeve ose sugjerimeve lidhur me platformën për dialogun nga ana e krerëve të shtetit, do ta dërgojë atë në Kuvend, për çfarë shprehu besimin se deputetët njëherësh edhe do ta miratojnë.

Limaj po ashtu tha se draft-platformën finale do t’ua dërgojnë edhe dy partive opozitare, LDK-së dhe Vetëvendosjes, të cilat nuk kanë pranuar të jenë pjesë e ekipit negociues për dialogun me Serbinë./21Media

Back to top button