Rusia tashmë është gati

Rusia tashmë është gati

Kur na ndajnë edhe dy ditë nga starti i Kupës së Botës, të gjitha kombëtaret janë përgatitur për të bërë përfaqësim dinjitoz.

Në fazën e grupeve ndeshjet do të jenë më të shumta dhe për këtë arsye do të luhen në disa fasho orari, 14:00; 17:00 dhe 20:00 madje në disa ditë edhe në orën 12:00,.

Ndërsa në fazën 1/16 dhe çerekfinale ndeshjet do të luhen në orën 16:00 dhe 20:00.

Gjysmëfinalet do të luhen në 20:00, por surprizues është orari për finalen e madhe e cila do të luhet në një orar të pazakontë për Europën.

Do të jetë pikërisht ora 17:00 kur do të luhet finalja që do të kurorëzojë kampionët e rinj të botës.

Me shumë mundësi ky orar është vendosur për shkak të shtrirjes së gjerë të lokacionit në të gjithë botën.