UEFA kërkon që finalja të mbahet në New York

UEFA kërkon që finalja të mbahet në New York

Finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2024 mund të zhvillohet në SHBA. Sipas disa raportimeve, UEFA ka filluar bisedimet që kjo finale të zhvillohet në New York.

Finalja e UEFA Champions League nuk është mbajtur asnjëherë jashtë Evropës.

Ekipi që përfaqëson interesat komerciale të UEFA-s, AF synon që New York të jetë destinacion i finales së vitit 2024, shkruan Morning Consult.

Për katër vitet e ardhshëm UEFA, ka caktuar stadiume ku do të mbahet finalja. Në vitin 2020 finalja do të mbahet në Turqi, në stadiumin Ataturk. Kurse, Finalja e vitit 2021 është caktuar të zhvillohet në stadiumin e St Petersburgut. Në Allianz Arena do të zhvillohet finalja e vitit 2022, ndërsa në vitin 2023 finalja do të zhvillohet në stadiumin kombëtar të Anglisë, Wembley./21Media